“Mjekët pa kufij”: Rriten sulmet e dhuna kundër emigrantëve dhe refugjatëve në vendet e Ballkanit dhe Evropës

“Mjekët pa kufij”: Rriten sulmet e dhuna kundër emigrantëve dhe refugjatëve në vendet e Ballkanit dhe Evropës

Organizata mjekësore humanitare, “Mjekët pa kufij” ka paralajmëruar për një rritje të sulmeve të dhunshme kundër emigrantëve dhe refugjatëve në Ballkan që nga pranvera. Që nga maji ne kemi regjistruar një rritje të dhunës kundër refugjatëve që kthehen nga Hungaria. Më shumë se 100 prej tyre kanë kërkuar ndihmë për të mjekuar lëndimet e tyre,” ka deklaruar oficeri për çështjet humanitare të kësaj organizate në Serbi, Fransua Tillete de Mautort. Të plagosurit janë gra dhe fëmijë, jo vetëm burra sikur ka qenë rasti më përpara. Emigrantët po lëndohen me grushte, shkopinj gome, gaz lotsjellës, korrent elektrik dhe kafshime qensh. Ka edhe njerëz me uniformë në Hungari që po i vjedhin. Ai  konfirmoi që emigrantët akoma po arrinin të shkonin në kufi me Hungarinë edhe pse pengesat që i shfaqen rrugës janë shtuar. Emigrantët dhe refugjatët në Maqedoni hasin probleme për shkak të dhunës nga trafikantët, kurse në Bullgari dhe Hungari keqtrajtohen nga  ushtria dhe policia. Ka pasur dhe raporte të sulmeve të dhunshme seksuale kundër emigrantëve dhe refugjatëve në Maqedoni, bëri të ditur Organizata mjekësore humanitare, “Mjekët pa kufij”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …