Në Këshillin Shtetëror të Cilësisë janë 239 aplikacione për akreditim nga universitetet publike dhe kolegjet private

Në Këshillin Shtetëror të Cilësisë janë 239 aplikacione për akreditim nga universitetet publike dhe kolegjet private

Këshilli Shtetëror i Cilësisë ende nuk ka përfunduar procesin e akreditimit të universiteteve publike dhe kolegjeve private. E një gjë të tillë po synon që ta përfundojë deri në fund të këtij muaji. Kjo vonesë po arsyetohet me faktin që Këshilli është kompletuar vetëm një muaj më herët dhe se për shqyrtim janë një numër i madh i aplikacioneve. Përfundimi i procesit të akreditimit, përmbushja e kritereve për kthim të Kosovës në ENQA e EQAR, janë vetëm dy prej synimeve që kanë anëtarët ri të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Hasnije Ilazi, thotë se do të bëjnë përpjekje që i gjithë procesi i vlerësimit të aplikacioneve për akreditim të përfundojë deri në fund të këtij muaji. Ajo bënë të ditur se në mbledhjen e parë që kanë mbajtur kanë trajtuar disa aplikacione, por që thotë se është jo reale që të pritet që për një kohë shumë të shkurtër të përfundojnë 239 aplikacione./kp/

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Kuvendi, peng i kalkulimeve politike – autogolat që po ushqejnë narrativën e Listës Serbe

Analisti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e …