Në Kodrën e UÇK-së në Ngucat, Malisheva mbrëmë përmbylli ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në kuadër të agjendës së aktiviteteve të organizuara nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, mbrëmë në kompleksin Kodra e UÇK-së në Ngucat të Malishevës janë ndezur flakadanët për Epopenë e UÇK-së. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, tha se “me ndezjen e zjarreve e kujtojmë sakrificën e Familjes Jashari dhe të Komandantit Legjendar Adem Jashari, si dhe luftën e lavdishme të UÇK-së dhe të popullit shqiptar”. Kastrati, i ka falënderuar edhe shoqatat e dala nga lufta për pjesëmarrje aktive në këto aktivitete, si dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjthtë dëshmorët e kombit, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, si dhe të gjithë popullit shqiptar, për luftën heroike dhe sakrificën sublime për liri.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

 

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …