Në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane miratohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020

Në Komisionin për Integrime Evropiane miratohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes financiare, IPA 2020

Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Me kërë rast, kryetari i këtij Komisioni, Ismet Beqiri, ka thënë se kjo marrëveshje i sjellë Kosovës 138 milionë euro. Ai është shprehur se është boligim i tyre që t’i aprovojnë këto projektligje dhe t’i përcjellin në Kuvend për miratim.  Pas miratimit të këtij projektligji, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra ka akuzuar qeverinë për papërgjegjshmëri në trajtimin e procesit integrues të Kosovës. “Asnjëherë qeveria s’ka qenë më e papërgjegjshme në qasjen ndaj procesit integrues. Pandemia e kuptoj që e ka vështirësuar komunikimin, por ka pasur papërgjegjësi totale të ministrave që kanë pasur të bëjnë me procesin integrues.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …