Komuna e Vitisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë nënshkruan marrëveshje për katër shkolla dhe QPS-në në Viti

Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes komunës së Vitisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, që përcakton përgjegjësitë dhe qëllimet e ndërsjella të palëve, për zbatimin e një projekti komunal të Efiçiencës së Energjisë në kuadër të projektit të FKE-së ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA). Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, dhe drejtori menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Admir Shala. Me anë të kësaj marrëveshje, parashihet inicimi i projekteve për SHMU “Ndre Mjeda” në Kabash, SHMU “Nijazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme, SHMT “Jonuz Zejnullahu” në Viti, Shkolla e Mesme e Ulët “28 Nëntori” paralelja e ndarë në Sadovinë të Jerlive, si dhe në Qendrën për Punë Sociale në Viti. Kjo marrëveshje është vazhdimësi e projektit ku ditë më parë është iniciuar edhe projekti për 5 objekte tjera shkollore në komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …