Institucionet komunale në Viti dënojnë aktin vandal në shkollën fillore në Binqë

Është sulmuar nga persona të panjohur shkolla multietnike në fshatin Binqë, me ç’rast i janë thyer xhamat. Këtë akt të shëmtuar mbi institucionin shkollor, që konsiderohet edhe si shembull i bashkëpunimit ndëretnik, ku mësimet i ndjekin bashkërisht nxënësit shqiptar e serb, e kanë dënuar Institucionet komunale dhe drejtoria për Arsim në Viti. Aktet e tilla të shëmtuara, nuk i kontribuojnë mirëqenies qytetare dhe dëmtojnë proceset e gjithëmbarshme. Si të tilla janë të papranueshme e të patolerueshme. Andaj kërkojnë nga organet e rendit që sa më parë, personat e përfshirë në këtë sulm, të përballen me drejtësinë.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …