KPF në Viti mbajti mbledhjen e IX-të dhe të fundit për këtë vit

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Vitisë, nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Naim Pira, ka mbajtur sot mbledhjen e nëntë dhe të fundit si komitet për këtë vit. Në këtë mbledhje u diskutua për propozim vendimin për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, propozim vendimin për dhënien e pronave komunal për vitin 2021, propozim për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim plotësimit të Propozim rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba Nr. 02-110/05-1270 e datës 04.12.2020, si dhe një informatë mbi punën e kuvendit komunal dhe komiteteve funksionale për periudhën janar- dhjetor 2020. Gjitha këto pika u proceduan për mbledhjen e Kuvendit Komunal që do të mbahet më 29 dhjetor (të martën), me që rast edhe përmbyll punimet për këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …