Në komunën e Vitisë të mbjellat vjeshtore në fazën përfundimtare

Kushtet klimatike që po mbretërojnë ditëve të fundit në vendin tonë, kanë ndikuar që ecuria e mbjelljeve vjeshtore të ecën mbarë dhe sipas planit të paraparë. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, Naim Pira, bëri të ditur se në bazë të planifikimeve, parashihen që në komunën e Vitisë të mbillen mbi 3.500 hektar me grurë. “Çmimet e larta të plehrave dhe farës, sikur edhe ato të derivateve të naftës, janë indikator që po paraqesin problem te bujqit. Por, megjithëkëtë, interesimi i bujqve për të mbjellë sipërfaqet e tyre me grurë, është bukur i madh”, ka thënë drejtori Pira, derisa ka vizituar disa lokalitete gjatë vikendit, ku ka takuar bujqit në përgatitjen e sipërfaqeve për të mbjellat vjeshtore. Sipas tij, në komunën e Vitisë, janë mbjellë rreth 70 % e sipërfaqeve të planifikuara me grurë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …