Në Kopenhagë është sulmuar dhe dëmtuar Konsullata e Kosovës dhe se është dëmtuar stema e shtetit

Në Kopenhagë është sulmuar dhe dëmtuar Konsullata e Kosovës dhe se është dëmtuar stema e shtetit

Ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka njoftuar se të mërkurën, është sulmuar Konsullata e Kosovës në Kopenhagë dhe se është dëmtuar stema e shtetit të Kosovës. Këto vepra ka thënë se janë bërë nga banditë dhe huliganë serbë në Danimarkë. Ai ka thënë se Kosova po punon me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë teksa ka shtuar se sulmet e tilla tregojnë “vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk do të kuptojë se që 11 vjet në Ballkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhet Republika e Kosovës”. Me këtë rast është vandalizuar edhe stema e ambasadës së Shqipërisë në Kopenhagë, objekt ku janë të vendosura të dy misionet diplomatike.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …