Në kujtim të Epopesë së Rahovecit, u zbuluan pllakat në shtëpitë që kanë qenë baza dhe në shërbim të UÇK-së

Në praninë e kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkëluftëtarëve, familjarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve, në kujtim të Epopesë së Rahovecit, u zbuluan pllakat në shtëpitë që kanë qenë baza dhe në shërbim të UÇK-së. Ndër shumë të tilla ishin edhe shtëpia e familjes së Xhemajli Jahës dhe familjes së Hidajet Haxhijahës nga Rahoveci. Baza të forta në përkrahje të luftës ishin edhe shtëpitë Adem Amrush Krasniqit dhe Muharrem Ibrahim Krasniqit nga Senoci. Kryetari Latifi tha se do të vazhdojmë t’i identifikojmë dhe t’i regjistrojmë në hartën e rezistencës dhe luftës për liri, të gjitha ato shtëpi që kanë qenë në shërbim të luftës tonë çlirimtare.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …