Në kuvendin komunal të Deçanit u mbajt një konsultim publik me temë Projekt-Strategjia për Zhvillim Ekonomik

Sot, në sallën e Kuvendit Komunal në Deçan u mbajt një konsultim publik me temë Projekt-Strategjia për Zhvillim Ekonomik. Konsultimin e udhëhiqi, znj Ajne Iberhysaj të pranishëm ishin, qytetarë, përfaqësues të OJQ-ve dhe bizneseve, dhe zyrtarë komunal. Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj prezantoj strategjinë dhe informoj pjesëmarrësit për misionin dhe qëllimet e tyre drejt zhvillimit ekonomik lokal për shtatë vitet e ardhshme (2023-2030). Nga të pranishmit në sallë, u kërkuan ide për të ndihmuar në këtë çështje por gjithashtu edhe u treguan nevojat për zhvillimet e bizneseve të tyre që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik të qytetit të Deçanit. Drejtori në fjalën e tij tha se bashkëpunimi ynë me pjesëmarrësit në takim ishte sot por edhe do të vazhdoj të jetë i shkëlqyeshëm, sepse kjo do të na dërgoj drejtë përmbushjeve të qëllimeve tona. Vetëm së bashku mund të arrijmë të bëjmë ëndrrën tonë realitet, për një Deçan me zhvillim ekonomik që e meriton. Ne do të përdorim idetë e tyre për të hartuar përfundimisht Projekt-Strategjinë për Zhvillim Ekonomik Lokal për vitet 2023-2030.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …