Në Likoc kanë nisur punimet e realizimit të projektit për rregullimin e shtegut të çiklistëve dhe shëtitores

Sot në Likoc, përkatësisht te rreth-rrotullimi afër qendrës së fshatit, kanë nisur punimet e realizimit të projektit për rregullimin e shtegut të çiklistëve dhe shëtitores. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë dalë me këtë rast në vendin e punishtes, për të parë nga afër fillimin e punimeve, ku i pari i Skenderajt është shprehur i lumtur që po përmbushet edhe një tjetër premtim që kishte dhënë. Projekti në fjalë parasheh ndërtimin e shtegut të gjatë rreth 600 metra, si dhe rregullimin e shëtitores në zonën historike të Likocit.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu e ka vizituar bletarin ferizajas Nexhat Mustafa

API Therapy “Bleta” që udhëhiqet nga bletari i suksesshëm ferizajas Nexhat Mustafa, është një nga …