Në Malishevë nuk ka asnjë rast aktiv me Covid-19

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës(IKSHPK), në Komunën e Malishevës, nuk ka asnjë rast aktiv me Cvoid-19. Kjo është konfirmuar sot nga ana e IKSHPK, në komunikimin e rregullt zyrtar me Shtabin Komunal për Menaxhimin e Situatës me Covid-19. Personi i fundit që ka qenë aktiv, nga sot është shëruar dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4269 raste, prej tyre 4182 janë shëruar, ndërsa kanë vdekur 87 dhe nuk ka asnjë rast aktiv.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …