Në Malishevë për dy ditë, qëndroi i hapur panairi i prodhimeve të  turshive dhe punimeve me dorë

Në Komunën e Malishevës, për dy ditë, qëndroi i hapur panairi vjeshtor i prodhimeve të  turshive dhe punimeve me dorë. Ky panair është organizuar nga shoqata “ Fatjona” i mbështetur financiarisht nga komuna e Malishevës. Panairin e vizitoi, drejtoresha  për Kulturë, Rini dhe Sport me bashkëpunëtorë dhe vlerësoi lartë punën e grave që po bëjnë në fushën e prodhimeve vendore të turshive dhe artizanaleve të dorës, si për nga cilësia që përmbajnë, po ashtu  edhe  për nga vlerat trashëgimore që kanë këto prodhime. Në panair, morën pjesë mbi shtatë shoqata me produktet e veta, ku në këtë panair, nuk mungoi edhe ekspozimi i librave.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …