leoni

Në Malishevë shënohet 1 Qershori-Dita e Fëmijëve

Sot, me aktivitete të ndryshme, të organizuara nga drejtoria komunale për arsim dhe edukim dhe ajo për kulturë, rini dhe sport, po shënohet 1 Qershori-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Aktivitet e sotme, me të cilat po shënohet kjo ditë, kanë filluar me vizita të fëmijëve në institucione, për të vazhduar me gara në vrapim, e më pas me program për fëmijë në parkun e qytetit në Malishevë.

Fillimisht, fëmijët parashkollorë të shkollës “Ganimet Tërbeshi” nga Astrazupi, kanë vizituar Komunën e Malishevës, ku janë takuar me nënkryetarin Rexhep Mazreku dhe drejtorin e arsimit, Avdi Morina, të cilët edhe i kanë uruar fëmijët me rastin e 1 Qershorit. Më pas këta fëmijë, kanë vizituar edhe muzeun e qytetit në Malishevë.

Pas kësaj vizite, është mbajtur vrapimi për fëmijë, ku morën pjesë mbi pesëdhjetë fëmijë. Ky kros do të jetë tradicional.

Aktivitetet kanë vazhduar me një program kulturoro-argëtues për fëmijë. Ky program ka filluar me paraqitjen e fëmijëve të çerdhes, për të vazhduar me fëmijë nga shkollat e Komunës së Malishevës. Fillimisht, të gjithë fëmijët i ka uruar drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …