UCK

Në Maqedoninë e Veriut arrestohet Tomor Morina, ish-ushtar i UÇK-së në ZOD, reagon MPJ

Tomor Morina, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Dukagjinit është arrestuar në Maqedoninë Veriore. Morina është arrestuar para disa orëve nga policia maqedonase, ndërsa arsyeja e arrestimit të tij nuk dihet ende. Lidhur me këtë rast ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e cila ka dënuar ndalimin në Maqedoninë e Veriut, të ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, veprim ky që ndodhi pas një fletarrestimi të Serbisë. “Dënojmë ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë sê Veriut sipas një njoftimi të Interpolit të sponsorizuar nga shteti serb. Kjo është përsëri një shembull i keqpërdorimit politik që Serbia bën më sistemin e flet-arrestit. Ne do ta ngremë çështjen tek Bashkimi Evropian dhe do të kërkojmë veprime të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla të keqpërdorimit nga Serbia, përndryshe kundërmasat do të merren nga ana e Kosovës”, ka shkruar këshilltari i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj. Jemi në  kontakt me autoritetet e Shkupit dhe besojmë së rasti do të zgjidhet se shpejti në frymën e bashkëpunimit të ngushtë me Maqedoninë e Veriut. Me këtë rast falënderojmë të gjitha autoritetet në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht për lidershipin shqiptar atje. Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera. Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon”, ka shkruar Zyberaj.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …