PK: Nga sot deri të dielën do të ketë bllokim të autostradave shkak të garës ndërkombëtare të çiklizmit

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë do të diskutohet edhe taksa për “Rrugën e Kombit”

Mbledhja e radhës e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet në muajin nëntor në Pejë. Njoftohet se një nga çështjet që do të diskutohet është edhe çështja e taksës së “Rrugës së Kombit” e cila po kundërshtohet fuqishëm nga qytetarët e Kukësit dhe të Kosovës. Duke shfaqur qëndrimin e ministrisë sonë për këtë çështje, zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka deklaruar se me paratë e mbledhura nga kjo takes, Qeveria e Shqipërisë po dëshiron që të paguajë mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve në territorin e saj, por këtë nuk mund ta bëjë në kurriz të qytetarëve të Kosovës. Ai ka theksuar më tutje se Ministria e Infrastrukturës konsideron se kjo taksë rrugore është e njëanshme e cila ndikon në ekonominë e qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Mesjetë kushtetuese” në Kosovë: Enver Hasani akuzon pushtetin për shkelje masive të Kushtetutës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka lëshuar akuza të rënda ndaj pushtetit aktual, duke …