leoni

Gjergj Kastrioti

Në mëngjesin e ditës së sotme kryeministri, Edi Rama, ka publikuar vulën e akteve shtetërore të Skënderbeut

Në mëngjesin e ditë së sotme kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, ka publikuar vulën e akteve shtetërore të Skënderbeut. Me këtë imazh spektakolar të vulës së akteve shtetërore të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, që mund ta shihni sot në sallën e krijuar enkas në Pallatin e Kongreseve, në këtë 17 janar të 550-të të vdekjes së Heroit Kombëtar, ju uroj një ditë të mbarë ka  shkruar kryeministri Edi Rama, në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut  Muzeu i hapur te Pallati i Kongreseve do të vizitohet ditën e mërkurë dhe të enjte nga ora 10.00 deri në  22.00 të mbrëmjes. Në të mund të shihni imazhe të Skënderbeut dhe artefakte autentike pjesërisht të pashfaqur më parë, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes se Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …