Nga data 6 shtator qytetarët e Kosovës nuk do të mund të hyjnë në Shqipëri pa kartelën e vaksinimit

Në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës kanë hyrë rreth 4.000 shtetas të Kosovës

Radhë të gjata ka pasur në orët e para të mëngjesit të sotëm në pikën kufitare të Morinës. Kosovarët do t’i shfrytëzojnë edhe ditët e fundit me diell të këtij sezoni veror, ndaj në fundjavë ka më shumë fluks për të ardhur në bregdetin shqiptar. Siç bëhet e ditur rreth 4.000 shtetas janë futur në Shqipëri vetëm për 2 orët e para të mëngjesit, nga 05:00 deri në orën 07:00. Policia kufitare e Morinës po punon me të gjitha kapacitet e mundshme, aktualisht situata duket e qetë.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Të poshtër dhe të pafytyrë, festuan 28 Nëntorin duke përdhosur simbolet kombëtare

Publicisti Behxhet Shala, ka reaguar ashpër pas festimeve të 28 Nëntorit në Kosovë, duke akuzuar …