Euobserver:

Në mesin e emigrantëve që pritet të dëbohen nga SHBA-të ka edhe nga Kosova

Mediet amerikane shkruajnë se janë rreth një milion emigrant që pritet të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se administrata Tramp po negocion me shtete të ndryshme për transferimin e tyre. Mësohet se në mesin e këtyre emigrantëve ka edhe qytetar nga Kosova. Duke i thirrur në burime federale, gazeta autoritative, “Uashington Post” njofton se presidenti, Donalld Tramp po mundohet që këtë qëllim ta realizon gjatë vitit të parë të mandatit të tij. Këshilltari i tij i ngushtë, Stephen Miller, po bashkëpunon çdo ditë me zyrtarë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe agjenci të tjera për të përgatitur infrastrukturën ligjore dhe logjistike të nevojshme për këtë operacion të gjerë. Një pjesë e strategjisë përfshin edhe transferimin e tyre në disa vende që nuk janë vendet e origjinës së emigrantëve. Sipas “Washington Post”, në mesin e këtyre shteteve janë Libia, Ruanda, Benini, Moldavia, Mongolia dhe Kosova, njofton mes tjerash gazeta “The Uashington Post”.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …