Në Mitrovicë përkujtohet masakra serbe në rrugën e Kovaçëve, familjaret e dëshpëruar për shkak të mos çuarjes së drejtësisë në vend

Në Mitrovicë përkujtohet masakra serbe në rrugën e Kovaçëve, familjaret e dëshpëruar për shkak të mos çuarjes së drejtësisë në vend

Në 18-vjetorin e masakrës në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka dhe drejtorët e drejtorive komunale, kanë vendos lule dhe bënë homazhe të pllaka përkujtimore.  Kryetari Bahtiri tha se kjo ishte masakra më e madhe e forcave kriminale serbe ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Mitrovicë.  “Ishte një tmerr i llahtarshëm i kriminelëve serbë atë ditë, të cilët nxorën nga shtëpitë dhe banesat e tyre 31 persona dhe i pushkatuan në mes të rrugës, vetëm pse ishin shqiptarë. Fatkeqësisht, disa nga kriminelët ishin kapur nga xhandarmëria franceze, por atyre u ishte mundësuar më vonë që të ikin nga burgu i Mitrovicës, që është një nga burgjet me siguri më të lartë”, tha ai.  Ndërkaq të mërzitur dhe të dëshpëruar për shkak të mos shkuarjes së drejtësisë në vend, ishin edhe familjarët e viktima. Ata thanë se ende nuk po mund të gjejnë qetësi përderisa kriminelët shëtisin të lirë dhe pa u dënuar. Po ashtu, familjarët kërkuan që të ketë kujdes më të madh të institucioneve qendrore për familjet e viktimave të luftës, duke theksuar se mbështetjen materiale që e merrnin deri tash, u është ndërprerë nga Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Begaj: Të drejtat e njeriut janë ideal i përbashkët për të cilin luftojnë të gjithë popujt

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vlerësuar lart dokumentin e të drejtave të njeriut dhe …