Në moshën 76-vjeçare ka ndërruar jetë këngëtari i mirënjohur i folklorit shqiptar, Isë Llapqeva

Në moshën 76-vjeçare ka ndërruar jetë këngëtari i mirënjohur i folklorit shqiptar, Isë Llapqeva

Ka ndërruar jetë këngëtari i mirënjohur i folklorit shqiptar, Isë Llapqeva, në moshën 76-vjeçare. Isë Llapqeva është një këngëtar i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore rapsodike. Në vitin 2014, Isë Llapqeva dhe Halil Bytyqi kanë publikuar albumin “Lavdi, Lavdi, Lavdi Legjendave Kombëtare”. Ndërsa më datë 10 Janar 2020, Ali Krasniqi, Halil Bytyqi dhe Isë Llapqeva publikojnë videoklipin “Odat Tona Janë Kanë Shkollë”, ky njëherësh konsiderohet projekti i tij i fundit. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, këngëtari Hamz Llapqeva. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (15 shtator) në orën 16:00 në varrezat e Prizrenit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe …