Në një-vjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, do të mbahen aktivitete tematike, përkujtimore e kulturore

Në një-vjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, do të mbahen aktivitete tematike, përkujtimore e kulturore

Organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, Shoqëria, “Lëvizja” dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, në një-vjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, më 26 korrik 2019, do të zhvillojnë  aktivitete tematike e përkujtimore,  në nderim, respekt e mos-harrim të jetës dhe veprës së Simbolit të Lëvizjes së Rezistencës Kombëtare, bacë Adem Demaçi,  i cili vdiq, më 26 korrik të vitit 2018. Aktivitetet fillojnë në orën 10.00 me homazhe te Varri i Adem Demaçit, në  Varrezat e Dëshmorëve, në Velani, pastaj në orën 11.00 me vendosjen e gurë-themelit  të Shtatores,  në Sheshin Adem Demaçi në kryeqytet  dhe do të përmbyllen me një aktivitet tematik e kulturor, i cili do të mbahet në orën 12.00, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …