Në Opterushë përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare

Për nder të Ditës së Çlirimit, në fshatin Opterushë, u përurua Qendra e Mjekësisë Familjare, kostoja e së cilës është 82 mijë euro nga buxheti komunal, gjegjësisht nga të hyrat e taksapaguesve të komunës së Rahovecit. Në QMF do të punojnë mjeku, stomatologu dhe laboranti i cili do të kryej analiza urgjente. Kryetari Latifi i cili solemnisht e preu shiritin me bashkëpunëtorë, me këtë rast tha: “Është kënaqësi e veçantë që në vigjilje ë Ditës së Çlirimit të Rahovec, sot, të përurojmë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Opterushë, objekt ky modern i ndërtuar nga mjete të taksapaguesve tanë”. Në emër të fshatit falënderoi Skender Krasniqi, kryetar i Këshillit të fshatit Opterushë, i cili thotë se ky objekt e ka vlerën e jashtëzakonshme në ruajtjen permanente të shëndetit, në përgjithësi për të gjithë banorët e Opterushës.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …