Në pamundësi për ta shtrirë sovranitetin shtetëror në veriun e vendit, Albin Kurti e Xhelal Sveçla presin veprimin e KFOR-it

Në pamundësi për ta shtrirë sovranitetin shtetëror në veriun e vendit, Albin Kurti e Xhelal Sveçla presin veprimin e KFOR-it

Në pamundësi për ta shtrirë autoritetin dhe sovranitetin shtetëror në veriun e vendit, Albin Kurti e Xhelal Sveçla   po presin që barrikadat e serbëve në pikat kufitare  të largohen nga forcat paqeruajtëse të KFOR-i. Mirëpo këto forca nuk kanë treguar ende se kur mund t’i heqin ato. Ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje Serbisë që t’i heqë menjëherë barrikadat, ndërsa kryetari  serb, Vuçiq ka deklaruar publikisht se nuk ka gisht në atë aksion të serbëve. Kryetarja Osmani i kërkoi  emisarit amerikan, Gabrial Escobar të ndikojë në zhbllokimin e rrugëve. Në verë ishte hera e fundit kur në veri u krijua një atmosferë e tillë lufte, aq sa intervenimi i NATO-s nisi të merrej me mend natën e fundit të korrikut, kur në afërsi të këtyre dy pikëkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, strukturat ilegale të Beogradit ngritën barrikada, afër të cilave qëndronin persona të maskuar dhe të armatosur. Barrikadat u hoqën më 1 tetor, pasi Kosova dhe Serbia kishin arritur një marrëveshje në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …