Në Pataqan të Ulët,  në 21 vjetorin e rënies, janë kujtuar katër dëshmorët e rënë për liri dhe tre qytetarët e vrarë nga forcat pushtuese serbe

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, përfaqësues të OVL të UÇK-së, me familjarë e bashkëqytetarë, në Pataqan të Ulët, në 21 vjetorin e rënies, kanë kujtuar katër dëshmorët e rënë për liri: Reshat Zekën, Sadki Sylejmanin, Bekim Ahmetin dhe Namik Zekën. Njëherësh, janë kujtuar edhe tre qytetarët e vrarë nga forcat pushtuese serbe: Shemsie Hotin, Sutki Hotin nga Pataqani i Ulët dhe Ferat Dakën nga Rahoveci. Ata dhanë jetën për lirinë që ne e gëzojmë sot, kurse ne kemi obligim të kujtojmë përjetësisht jetën dhe veprën e të gjithë atyre që sakrifikuan për Atdhe! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Lavdi të rënëve për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …