Në Pataqan të Ulët në 23 vjetorin e rënies janë përkujtuar Dëshmorët dhe civilët e rënë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, në Pataqan të Ulët në 23 vjetorin e rënies ka kujtuar dëshmorët Reshat Zeka, Sadki Sylejmani, Bekim Ahmeti e Namik Zeka. Po ashtu janë përkujtuar edhe qytetarët e paarmatosur që u vranë barbarisht, si: Shemsie Hoti e Sutki Hoti nga ky fshat dhe Ferat Daka nga Rahoveci. Kryetari Latifi ka thënë se, 12 prilli i vitit 1999, në Pataqan të Ulët, do të mbetet i pashlyer në kujtesën tonë dhe brezave që vijnë. Do t’i nderojmë për jetë e mot të gjithë të rënët dhe do të jemi të pandalshëm e të pakursyer në përpjekjet tona, që drejtësia të vihet në vend për të qetësuar dhimbjet e thella të familjarëve dhe popullit tonë, ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …