Në gjykatën speciale në Hagë është vendosur që t’i vazhdohet paraburgimi ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre të bashkëakuzuarve të tjerë: Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut. Gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, ka konstatuar se ekziston rreziku i arratisjes, pengimit të procedurave dhe kryerjes së krimeve të tjera, ndërsa asnjë masë alternative nuk do të ishte e mjaftueshme për të zbutur këto rreziqe. Thaçi, që ndodhet në paraburgim që nga viti 2020 për akuza për krime lufte, akuzohet tani edhe për pengim të drejtësisë në një rast të veçantë, së bashku me Kilajn, Smakajn dhe Fazliun. Prokuroria thotë se ata kanë bashkëpunuar për të ndikuar dëshmitarët në rastin kryesor përmes vizitave jo të privilegjuara gjatë vitit 2023. Ndërkohë, protesta e paralajmëruar në mbështetje të të paraburgosurve pritet të mbahet nesër në Prishtinë.

Former Kosovo President Hashim Thaci, who resigned and was taken into custody of a war crimes tribunal, appears for the first time before the Kosovo Specialist Chambers in The Hague, Netherlands November 9, 2020. Jerry Lampen/Pool via REUTERS