Në praninë e 4.920 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, në “Air Albania”, Kuvendi ka filluar zyrtarisht punimet

Pas tre muajsh me “Foltoren”, sot në praninë e 4.920 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të mbledhur nga Sali Berisha në “Air Albania” ka filluar zyrtarisht punimet. Në krah të Berishës shihen nga radhët e PD-së Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, ish-presidenti Bujar Nishani dhe mijëra delegatë dhe mbështetës të Berishës. Deri më tani Sali Berisha e ka arritur kuorumin e delegatëve për ndryshime statuore brenda selisë blu. Aktualisht kërkohen disa ndryshime statutore në Kuvendin e mbledhur për shkarkimin e Lulzim Bashës, ku pika më kryesore është ajo e krijimit të një Komisioni Tranzitor rithemelimi me 15 anëtarë dhe do të ushtrojë të gjithë kompetencat që i takojnë organeve qendrore të Partisë Demokratike, me përjashtim të atyre që i takojnë Kuvendit Kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …