Në qytetin e Deçanit është vënë gurthemeli për ndërtimi e objektit të ri të SHFMU ,,Lidhja e Prizerenit,,

Kanë nisur punimet për ndërtimin e SHFMU ,,Lidhja e Prizerenit” e cila numëron mbi 900 nxënës. Të pranishëm në fillimin të punimeve të kësaj shkolle ishin  kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Bekim Vishaj, deputet, përfaqësues nga MASHT-i, nxënës mësimdhënës dhe prindër, të cilët ishin jashtëzakonisht të lumtur për fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të ri të kësaj shkolle. Shkolla e cila do të ndërtohet do ti plotësoi kushtet për mbarëvajtjen e mësimit të mbi 900 nxënësve sa ka aktualisht. I pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se unë jam me fat që në mandatin tim kam bërë punë të madhe në sektorin e arsimit, e kjo i adresohet kryeministri Ramush Haradinaj dhe bashkëpunëtorëve të tij, po ashtu dhe Ministrit Shyqeri Bytyqi, deputeteve të cilët kanë qen meritorë në shtyrjen e projekteve përpara. Ndërsa sot pikërisht në  dy vjetorin e mandatit tim po ua kujtojë se kanë filluar së ndërtuari 6 shkolla të reja, 7 shkolla tjera janë përfundua më projektin e efiqiencë  dhe ne si Institucion Komunal, jemi mundu që sektorin e arsimit me plotësua në aspektin e infrastrukturës, mbetet përkushtim më i madh i mësimdhënësve që të rrisin cilësinë që ne të jemi komunë lidere në nivel të Republikë së Kosovës. Në cilësinë e këshilltarit të Ministrit të Arsimit ka fol Shkodran Imeraj, duke shtuar se sot është një ditë e rëndësishme për komunë e Deçanit, sepse po vihet gurëthemeli për ndërtimin e një objekti të ri të një shkolle më vlera. Drejtori i kësaj shkolle Qazim Maloku tha se jam me fat qe jam drejtor i kësaj shkolle me një trup të shkëlqyer arsimorë të cilët meritojnë përkrahje akoma më të madhe sepse bëjnë një punë të shkëlqyer me këta nxënës në këtë shkollë. Maloku falënderoi të gjithë ata të cilët mundësuan që sot të nisin punimet për ndërtimin e objektit të ri të kësaj shkolle.

Nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatit një program të pasur kulturo-artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …