Në Rahovec kanë përfunduar punimet në parkingun mbitokësor me 105 vende

Në Rahovec kanë përfunduar punimet në parkingun mbitokësor në sheshin qendror, i cili është i shënjuar, ka ndriçimin publik, me gjithsej 105 vende e që 4 prej tyre janë për personat me nevoja të veçanta.

Sipas postimit në facebook të kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, së shpejti do të lëshohet në përdorim edhe parkingu nëntokësor me standarde të larta, me rreth 90 vende dhe me të gjitha elementet e tjera përcjellëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …