Brickos

Në Rahovec mbahet mbledhja e KKSB-së, e para për këtë vit  

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit e para për këtë vit. Kryesuesi i mbledhje, Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme në komunën e Rahovecit në këtë fillimvit dhe gjatë tërë vitit 2022 ka qenë stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar nga takimi në takim gjatë mbledhjeve të KKSB-së. Në këtë mbledhje u pasqyruan dhe shqyrtuan të gjitha aktivitetet e KKSB-së, u vlerësuan informatat rreth sigurisë dhe të gjitha angazhimet që kanë shoqëruara gjatë vitit 2022. Komandanti i stacionit policor në Rahovec, z. Fazli Morina, si zakonisht foli rreth situatës së sigurisë në komunën e Rahovecit, ku paraqiti statistikat prej 1 janarit deri më 31 dhjetor 2022, si: Kanë ndodhur 464 vepra penale, 113 incidente jopenale. 64 % ka qenë zbulueshmëria e rasteve, 5 lendime të rënda, vjedhje 42 raste, dhënie të ryshfetit 1 rast, 6 raste të narkotikëve, 4 tentim vrasje, konfiskim të armëve 27 raste, 24 bastisje. Gjatë vitit 2022 janë arrestuar 219 persona. Kanë ndodhur 89 aksidente me dëme materiale, 19 me lendime të lehta. Për fat të keq, 5 aksidente me fatalitet. Sa i përket sigurisë në komunikacion rrugor; Janë dhënë 8519 gjoba, prej tyre 362 tiketa ishin për persona që nuk kishin patent shofer, 12 tiketa nën ndikim të alkoolit, 1485 raste të tiketave për parking joadekuat. Rreth sigurisë në shkolla janë 22 raste, prej tyre ishin sulme, sulme seksuale dhe asgjësim të pasurisë. Në fund të mbledhjes, kryetari Latifi falënderoi të gjithë anëtarët për angazhimin dhe punën e bërë gjatë vitit 2022 dhe u uroi suksese në vitin 2023.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …