Në Rahovec sivjet rikthehet një nga festivalet më të mëdha në Kosovë, Hardh Fest, pas anulimeve për shkak të pandemisë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latif, përmes një postimi të tij në facebook ka njoftuar se sivjet rikthehet një nga festivalet më të mëdha në Kosovë, Hardh Fest, pas anulimeve për shkak të pandemisë. Ai ka thënë se përkundër se jemi komunë relativisht e vogël, e kemi parë se kur ka vullnet, mund të bëhet një organizim i madh dhe i mirëfilltë që tërheq turistë nga e gjithë bota. Kryetari Latifi i ka ftuar institucionet që të mos humbin mundësi për organizime të tilla sepse përfitimet për shoqërinë janë të jashtëzakonshme, e njëkohësisht i ka ftuar të gjithëve në Konak të Rahovecit, sivjet më 2, 3 dhe 4 shtator!

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …