leoni

Në Rahovec u mbajt dëgjimi publik buxhetor me rininë, gratë, pensionistët dhe komunitetet pakicë

Duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive dhe Statutit të Komunës së Rahovecit, nën organizimin e Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, u mbajt dëgjimi publik buxhetor me rininë, gratë, pensionistët dhe komunitetet pakicë. Duke filluar kështu cikli i parë i dëgjimeve, që lidhet me përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore – (KAB) 2026/2028.

Grupi punues ka përgatitur një dokument të veçantë të buxhetit dhe ndarjeve buxhetore, me ç’rast i njëjti u shpërnda te të pranishmit, të cilët ishin në masë të madhe.

Drejtori i financave prezantoi mundësitë buxhetore për vitin 2026.

Kërkesat dhe pyetjet që u parashtruan nga të pranishmit, morën përgjigje konkrete nga kryetari si dhe do të trajtohen me kujdes nga anëtarët e grupit punues.

Kontrolloni gjithashtu

Humanisti Halil Kastrati është shpallur “Qytetar Nderi” i Komunës së Malishevës.

Humanisti Halil Kastrati nga sot është “Qytetar Nderi” i Komunës së Malishevës. Lajmin e ka …