Në Rahovec u mbajt konsultimi publik për Planin e Menaxhimit të mbeturinave 2021-2025

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec u mbajt konsultimi publik për Planin e Menaxhimit të Mbeturinave 2021-2024. Takimin e kryesoi Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, z. Përparim Krasniqi, i cili para pjesëmarrësve në konsultim prezantoi në pika të shkurtra Planin e Menaxhimit të Mbeturinave për komunën e Rahovecit, objektivat, strategjinë e procesit të hartimit dhe implementimit të tij. Pjesëmarrësit në konsultim publik paraqitën shqetësimet dhe kërkesat e tyre rreth hudhjes së mbeturinave në vende jo adekuate, mungesën e pagesës dhe regjistrimit në dy ndërmarrjet publike, në të cilat pyetje u përgjigj drejtori dhe përfaqësuesit nga Eko-Regjioni dhe Eko-Drinia. Plani është në konsultim publik nga data 11 gusht deri më 11 shtator dhe qytetarët e interesuar mund të dërgojnë komente dhe sugjerime te zyrtarët përkatës: Pë[email protected], [email protected]; dhe [email protected]. Procesverbalin dhe raportin e konsultimit publik bazuar në afatet ligjore që na obligon Udhëzimi Administrativ për standardet minimale të konsultimit publik, mund t’i gjeni të publikuar në këtë link:

Kontrolloni gjithashtu

Në Malishevë kanë filluar punimet për zgjidhjen e problemit me energji elektrike

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, përmes një video-mesazhi, i ka njoftuar qytetarët e …