Në Rahovec u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim ekonomik lokal 2026-2030

Në Rahovec nën drejtimin e kryetarit të komunës, z. Smajl Latifi u mbajt takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal në Komunën e Rahovecit për periudhën 2026–2030.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet kryesore, sfidat aktuale dhe mundësitë për zhvillim ekonomik, me fokus krijimin e një strategjie gjithëpërfshirëse dhe afatgjate.

Procesi do të vazhdojë me takime të tjera dhe konsultime të gjera për të siguruar përfshirjen e të gjitha palëve të interesit.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …