Në Rahovec të hënën u shënua Dita e Qendrës Kulturore “Mensur Zyberaj”, ku mori pjesë edhe kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi. Ai tha në fjalën e tij se ruajtja e trashëgimisë tonë kulturore e historike është detyrimi ynë moral e atdhetar dhe është misioni që e kemi të trashëguar nga dëshmorët tanë. 28 maji është dita e rënies në fushë të nderit e heroit tonë Mensur Zbyeraj, emrin e të cilit e mban ky institucion, ku shpalosen vlerat tona kulturore e edukative. Duhet thënë se, për këto vlera janë flijuar shumë dëshmorë e martirë dhe se këtij populli i ka kushtuar shtrenjtë liria. Kjo dëshmohet edhe me vargun e gjatë të dëshmorëve që ranë nëpër fushëbeteja anekënd komunës tonë. Në këtë rast po i përmend 32 dëshmorët e majit, apo siç i quante Prof.dr. Sabahajdin Cena, ,,Lulëkuqet e Majit”. Gjatë këtyre ditëve tha më tej kryetari Latifi, ne i kemi nderuar të rënët me homazhe e tubime përkujtimore, gjithnjë duke u përpjekur që të bartim te brezat e rinj këtë trashëgimi të pasur historike. Pikërisht në datën e sotme të majit të vitit 1999, ra në fushëbetejë një nga figurat qendrore të UÇK-së për rajonin e Anadrinisë, Mensur Zyberaj i cili qe në celulën e parë të UÇK-së dhe emri i tij do të jetojë sa të ketë shqiptarë në këto troje. Krahas Mensurit ne kemi nderuar edhe dëshmorët tjerë që ranë në këto luftime të përgjakshme.
Mbetemi të përkushtuar të punojmë me zell e pa u lodhur për të mbrojtur dhe avancuar vlerat tona kombëtare, sepse e kemi dhe detyrim moral të lartësojmë emrin e heroit tonë që kjo qendër mban me krenari.
Ju bëj thirrje artistëve, krijuesve të ndryshëm, shkrimtarëve dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë që t’na bashkohen në këtë mision, në mënyrë që në të ardhmen të kemi më shumë rezultate për të prezantuar para jush. Paraprijës kemi jetën dhe veprën e dëshmorëve dhe të heronjve tanë, prandaj jam i bindur se do t’ia dalim me sukses.
Falënderoj të gjithë ata individë e grupe shoqërore që janë pjesë e organizimeve tona, duke besuar se në të ardhmen do të kemi mbështetje më të gjerë shoqërore për të dalë faqebardhë para familjarëve të dëshmorëve dhe komunitetit të artistëve të shumtë të komunës së Rahovecit.
Fjala e kryetarit Latifi në Ditën e Qendrës Kulturore “Mensur Zyberaj”
PUNËN ME PËRKUSHTIM UA KEMI BORXH DËSHMORËVE
Të respektuar familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës çlirimtare, veprimtarë të çështjes kombëtare, kolegë e bashkëpunëtorë, zonja e zotërinj, shumë të respektuar familjarë të Heroit të Kosovës Mensur Zyberaj, ju familjarë të dëshmorëve të tjerë, të nderuar të pranishëm,
Që në fillim dua ta potencoj se, ruajtja e trashëgimisë tonë kulturore e historike është detyrimi ynë moral e atdhetar dhe është misioni që e kemi të trashëguar nga dëshmorët tanë. 28 maji është dita e rënies në fushë të nderit e heroit tonë Mensur Zbyeraj, emrin e të cilit e mban ky institucion, ku shpalosen vlerat tona kulturore e edukative. Duhet thënë se, për këto vlera janë flijuar shumë dëshmorë e martirë dhe se këtij populli i ka kushtuar shtrenjtë liria. Kjo dëshmohet edhe me vargun e gjatë të dëshmorëve që ranë nëpër fushëbeteja anekënd komunës tonë. Në këtë rast po i përmend 32 dëshmorët e majit, apo siç i quante Prof.dr. Sabahajdin Cena, ,,Lulëkuqet e Majit”.
Gjatë këtyre ditëve ne i kemi nderuar të rënët me homazhe e tubime përkujtimore, gjithnjë duke u përpjekur që të bartim te brezat e rinj këtë trashëgimi të pasur historike. Pikërisht në datën e sotme të majit të vitit 1999, ra në fushëbetejë një nga figurat qendrore të UÇK-së për rajonin e Anadrinisë, Mensur Zyberaj i cili qe në celulën e parë të UÇK-së dhe emri i tij do të jetojë sa të ketë shqiptarë në këto troje. Krahas Mensurit ne kemi nderuar edhe dëshmorët tjerë që ranë në këto luftime të përgjakshme. U përkujtuan Sadedini, Bekimi, Mexhiti, Ismajli, Habibi, Milaimi, Xhevdeti, Naimi, Besimi, Avniu, Selimi, Alajdini, Xhevati, Bujari, Nazmiu, Kurtishi, Jetoni, Bedri Berisha nga Klina dhe shumë dëshmorë të tjerë të zonave të ndryshme që ranë në këtë betejë të pabarabartë me armikun në atë fundmaji tragjik e heroik.
Për të përjetësuar kujtimin për dëshmorët tanë na takon që në këtë vatër të kulturës të shpalosim gjithnjë e më shumë promovime të kulturës tonë tradicionale, krijime të reja artistike dhe çdo vlerë tjetër që na identifikon si komb. Kjo shtëpi ka qenë e hapur për artistë e krijues, për poetët e vegjël e për nxënësit e shkollave e fëmijët e çerdheve, si dhe për të gjithë ata që kanë nxjerrë në skenë vlerave artistike e kulturore. Po ashtu, ky vend na ka mbledhur në festa kombëtare, të përkujtime të dëshmorëve dhe në aktivitete të ndryshme shoqërore.
Janë realizuar vepra të shumta në kulturë, për rininë dhe sportin. Kemi plane të investojmë edhe vepra të tjera për këto qëllime.
Duhet përmendur edhe faktin se, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, nën drejtimin e drejtorit Atdhe Rama, ka organizuar një mori aktivitetesh e ngjarjesh kulturore, ku janë përfshirë numër i madh i artistëve e artdashëve, si dhe entuziastë të kulturës e të artit. Përgëzoj këtë drejtori dhe drejtorin Rama për angazhimin e tyre sistematik dhe për punën këmbëngulëse që po bëjnë për afirimimin e vlerave tona kulturore, historike e atdhetare. Nuk mund të mos e përmendim edhe një fakt domethënës: pothuajse në të gjitha aktivtetet komunale që ndërlidhen me historinë e trashëgiminë tonë kombëtare, kemi pasur një bashkëpunim të qëndrueshëm me shoqatat e dala nga UÇK, pasi që jemi të bindur se, bashkëpunimi me to është faktor vendimtar në përmbushjen e programit qeverisës, por edhe një pasuri që në e vlerësojmë dhe e çmojmë shumë.
Aktivtetet e shumta që kemi pasur, që nga 5 maji e deri në këtë ditë kemi organizuar një mori aktivitetesh në përkujtim e nderim të atyre që luftuan e ranë në territorin e komunës së Rahovecit.
,,Java e Dëshmorëve”, aktivitet tradicional që mbahet çdo vit, sivjet ka qenë i mbushur me ngjarje, për të kulmuar me festivalin e folklorit ,,Anadrinia jehon”. Në këto aktivitete ka qenë e angazhuar tërësisht Drejtoria e Kulturës, ndërsa shoqëria civile ka pasur dhe vazhdon të ketë rol domethënës.
Dua t’ju përkujtoj se, para nesh kemi shumë ngjarje të rëndësishme, siç është dita e çlirimit të komunës tonë, që këtë vit do të jetë ndryshe dhe me program të larmishëm, shënimi i përvjetorëve të betejave dhe të rënieve të dëshmorëve, festën tradicionale të vjeljes së rrushit, të njohur si Hardh Fest. Si dhe organizimin e manifestimeve kulturore e shënimin e përvjetorëve të lavdisë e të krenarisë tonë kombëtare.
Mbetemi të përkushtuar të punojmë me zell e pa u lodhur për të mbrojtur dhe avancuar vlerat tona kombëtare, sepse e kemi dhe detyrim moral të lartësojmë emrin e heroit tonë që kjo qendër mban me krenari.
Ju bëj thirrje artistëve, krijuesve të ndryshëm, shkrimtarëve dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë që t’na bashkohen në këtë mision, në mënyrë që në të ardhmen të kemi më shumë rezultate për të prezantuar para jush. Paraprijës kemi jetën dhe veprën e dëshmorëve dhe të heronjve tanë, prandaj jam i bindur se do t’ia dalim me sukses.
Falënderoj të gjithë ata individë e grupe shoqërore që janë pjesë e organizimeve tona, duke besuar se në të ardhmen do të kemi mbështetje më të gjerë shoqërore për të dalë faqebardhë para familjarëve të dëshmorëve dhe komunitetit të artistëve të shumtë të komunës së Rahovecit.
…….
Lavdi e nderim për të rënët, respekt e vlerësim për krijuesit e artistët tanë dhe për të gjithë ata që me përkushtim i ruajnë dhe i avancojnë vlerat tona kulturore e historike!
Lavdi dhe nderime për jetë të jetëve, heroit Mensur Zyberaj, Komandant 500-shi!
Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e atdheut!