Kanë filluar punimet në rregullimin e dy rrugëve në fshatin Reshtan të komunës së Suharekës: rruga “Eqrem Qabej” dhe rruga “Arrat”.
Këto rrugë po shtrohen me kubëza betoni dhe do të përmirësojnë dukshëm lëvizjen e lirë të banorëve të kësaj ane, të cilët nuk do të kenë më probleme sa i përket lëvizjes në këto dy rrugë.