Në sallën e Kuvendit Komunal të Deçanit është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të mësueses Fatime Mushkolaj

Nën organizimin e Komunës së Deçanit, sot në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të mësueses Fatime Mushkolaj. Në këtë mbledhje komemorative, ndër të tjera u tha se mësuesja Fatime ishte edukatore e rrallë, punëtore e shumë e respektuar nga të gjithë. Do të mbahet mend nga gjenerata të tëra për punën dhe sjelljen e një njeriu të urtë. Me fat ishin ata kolegë që patën rastin të punonin me mësuesen Fatime. Mungesa e mësueses do të jetë e madhe, por gjithmonë do të kujtohet me respekt e dashamirësi nga të gjithë! Ngushëllime familjes, miqve e të gjithë atyre që e njohën!

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …