Në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit u mbajt mbledhje Solemne me rastin e datave 5 dhe 6 Maj

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit u mbajt mbledhje Solemne me rastin e datave 5 dhe 6 Maj, data ku përkujtohen heronjtë, dëshmorët e martirët e Kombit nga Komuna e Deçanit. Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Hajdar Sutaj, në praninë e të parit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetarit Sami Cacaj, anëtarëve të Kuvendit, drejtorëve e zyrtarëve komunal, familjet e dëshmorëve, veteranë, përfaqësues të Policisë, përfaqësuesi i bashkësisë Islame e qytetarë të tjerë. Në fjalën e tij Kryesuesi i Kuvendit Hajdar Sutaj, ngriti lart luftën dhe sakrificën e luftëtarëve e martirëve të kombit tonë. Ai theksoj edhe njëherë që shembulli më i mirë dhe më i vërtetë i sakrificës dhe luftës së drejtë për mbrojtjen e vendit janë familjet Jashari dhe familja emblematike Haradinaj. Ai tha se trimat si Gjeneral Major, Luan Haradinaj janë simbol i trimërisë e që i japin nam e lavd vendit tonë! Andaj edhe politika sot duhet të shërbejë që të jemi unik, t’i ikim egosë e të punojmë bashkë në ngritjen e vendit tonë. Ndërsa Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj përshëndeti gjithë të pranishmit dhe në fjalimin e tij të fuqishëm ai citoj tri situata të ndodhura gjatë luftës në Kosovë, ku përmes këtyre ngjarjeve shpërfaqet ajo që e tregon sakrificën tonë si vend e popull. Kryetari Ramosaj tregoi edhe njëherë se gjenocidi dhe barbaria e ushtrisë serbe kundrejt popullit tonë ka qenë e pamëshirshme, duke mos kursyer askënd, madje as foshnjat në barkun e nënës. Ai tha se tek armiku ne jemi vetëm Shqiptar, ai na njeh si të tillë e nuk na ndan as nuk na kursen as në bazë të fesë e as të partisë. E po ashtu kryetari ngriti lart luftën, heroizmin e sakrificën e dëshmorëve në betejë për lirinë e Atdheut! Prandaj, ne sot duhet të përulemi me respekt pranë veprës e jetës së tyre! Kryetari Ramosaj po ashtu uroj që ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen padrejtësisht të kthehen sa më parë aty ku e meritojnë, në shtëpitë e vendin e tyre! Lavdi përjetësisht dëshmorëve e martirëve të Kombit! Ka thënë në fjalën e tij kryetari Ramosaj.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

272 studentë vitias përfitues të bursave komunale

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashkë me drejtoreshën e arsimit Arta Ajeti, kanë …