leoni

Në Saraj të Shkupit do të vendoset përmendorja e Isa Boletinit

Me 23 janar pritet të bëhet
zbulimi i përmendores së heroit kombëtar, Isa Boletini në Saraj të Shkupit. Kjo
është konfirmuar edhe nga familjarë, pasardhës të Isa Boletinit. Sipas tyre,
komuna e Mitrovicës do të bëjë organizimin e transportit për banorët e fshatit
Boletin që do të marrin pjesë në këtë ngjarje. Me këtë rast, në Shkup do të
mbahet edhe një simpozium shkencor nga Instituti i Historisë së Tiranës,
Shkupit dhe Prishtinës. Përndryshe, edhe kryetari i Sarajit, Bekim Murati, ka
konfirmuar vendosjen e përmendores së heroit kombëtar, Isa Boletini në këtë
pjesë të Shkupit

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga punimet që po bëhen në Rrugën e Dukagjinit, që lidh Shkodrën me Gjakovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë pamje nga punimet që po bëhen në “Rrugën …