Sot në Gjykatën Speciale, ka vazhduar gjykimi në rastin e pretenduar penal kundër kreut të UÇK-së me dëshmitë e Rrustem Mustafës

Në seancën gjyqësore të Gjykatës Speciale kundër krerëve të UÇK-së, u pranua si provë materiale një intervistë e Rrustem Mustafës

Sot në seancën gjyqësore të Gjykatës Speciale  kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është pranuar si provë materiale video dhe transkripti i intervistës së Rrustem Mustafës- Remit,  dhënë për BBC-në për kohën e Konferencës së Rambujesë. Fillimisht mbrojtja e Thaçit, avokati Luka Mishetiq ka kërkuar të lëshohet një intervistë që dëshmitari Mustafa e kishte dhënë pas luftës, në lidhje me kohën e Rambujesë. Në video dëshmitari Rrustem Mustafa dëgjohej të thoshte se unë kam qenë për shkuarjen në Rambuje, jo për nënshkrim, por  vetëm për t’ i paraqitur  kërkesat tona. Ai kishte thënë se  shumica e komandantëve nuk kishin mundur të shkonin për shkak se ka qenë luftë. Gjithashtu, Mustafa dëgjohej të thoshte se i kanë thirrur në telefon të gjithë anëtarët e grupit dhe se i kanë kërcënuar se nuk guxojnë të nënshkruajnë dhe se nëse e bëjnë atë, nuk guxojnë të kthehen në Kosovë. Ai tha se Thaçi ishte shef i delegacionit të Rambujesë dhe se ka bërë gjithçka për t’i bindur, një nga një, duke i  siguruar se  po kontakton me njerëzit më të fuqishëm.  Unë kam qenë skeptik derisa ka filluar bombardimi i NATO-së”, ka thënë mes tjerash, dëshmitari, Rrustem Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …