Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës vazhdoi debati lidhur me pretendimet për shkeljet në Ministrinë e Infrastrukturës

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka vazhduar debati në lidhje me  pretendimet për shkeljet dhe parregullsitë në Ministrinë e Infrastrukturës. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka pyetur ministrin Liburn Aliu për anulimin e projekteve ku janë hasur keqpërdorimet dhe pse nuk ka shkarkuar askënd për këto parregullsi. Ajo në seancën e sotme ka përmendur edhe shkeljet që janë konfirmuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit në këtë ministri. “Pse nuk e keni shkarkuar askënd për këto parregullsi, për të cilat ju thatë që keni iniciuar vetauditim, e në fakt pse nuk e keni anuluar projektin kur keni pasur dyshime që po ndodhin keqpërdorime? Pse zotëri ministër nuk jeni distancuar asnjëherë nga zëvendësministri Durmishi, i cili edhe vetë është deklaruar se ka lidhje të ngushta miqësore me disa kompanitë me të cilat ju i keni shpërblyer me kontrata milionëshe”, ka pyetur ajo, Aliun. Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se çdo raport i auditimit është i mirëseardhur, duke shtuar se distancimi do të ndodhë pas përfundimit të hetimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …