leoni

Në Shëngjin po mbahet Forumi për Promovimin e ndërmarrësisë, prodhimit dhe produkteve të trojeve shqiptare

Në Shëngjin po mbahet Forumi për Promovimin e ndërmarrësisë, prodhimit dhe produkteve të trojeve shqiptare

Në Shëngjin po mbahet Forumi për Promovimin e ndërmarrësisë, prodhimit dhe produkteve të trojeve shqiptare ku po marrin pjesë drejtori ekzekutiv i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Nikolin Jaka, kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Veri Perëndimore të Maqedonisë, Nebi Hoxha dhe zyrtar të tjerë. Gjatë fjalës ëara të pranishmëve, kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani theksoi se qëllimi i këtj takimi është për të ndërtuar ura lidhëse ndërmjet prodhuesve të vendeve shqiptare. Ndërkohë, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, theksoi se ky forum është një inkurajim për ekonominë e qëndrueshme të kombit shqiptarë. Drejtori i Odës Ekonomike Veri Perëndimore të Maqedonisë, Nebi Hoxha tha se sa më shumë që ka bashkëpunim me biznese shqiptare, aq më shumë ka zhvillim, prodhim dhe qëndrueshmëri mbarë kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Eshtra të dyshuar të viktimave të luftës gjenden në veri të Mitrovicës

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka bërë të ditur se në një pjesë të …