Në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, janë ndezur qirinj në nderim të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari

Në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, janë ndezur qirinj në nderim të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari

Në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, qindra qytetarë dhe aktivisë të Vetëvendosjes kanë mbajtur homazhe dhe kanë ndezur qirinj në nderim të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,  i cili vdiq më 5 nëntor  në Burgun e Prizrenit, në rrethana ende të pasqaruara.  Vdekja e këtij të riu, pjesëtar i një familje të njohur atdhetare, dy vjet pas vdekjes së vëllait të tij, Arbnorit, ka pikëlluar qytetarët liridashës të vendit, të cilët me të drejtë kërkojnë që sa më parë të sqarohen rrethanat e vdekjes së tij, gjatë kohës sa ishte në paraburgim,  në Burgun e Prizrenit.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj i sigurt: “AAK-ja, e kalon lehtësisht pragun dhe do jetë pjesë e Qeverisë së re”

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është shprehur i bindur se AAK-ja …