Në Shkodër u mbajtën disa aktivitete dhe ceremoni përkujtimore me rastin e 18 Marsit, 108-vjetorit të Fitores së Çanakkalasë

Në qytetin e Shkodrës janë organizuar disa aktivitete dhe ceremoni përkujtimore me rastin e 18 Marsit, 108-vjetorit të Fitores së Çanakkalasë dhe për jetën dhe veprën e Mehmet Akif Ersoy-it, i cili është autori i himnit kombëtar të shtetit turk, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve turke në Shqipëri, të institucioneve të Shqipërisë, studiuesve dhe studentëve, raporton Anadolu.

Aktivitetet e organizuara nën kujdesin e Institutit “Yunus Emre” – Shkodër dhe me mbështetjen e Ambasadës së Türkiye-s në Tiranë filluan me vendosjen e kurorave me lule në Monumentin e Hasan Riza Pashës në Shkodër, ku të pranishëm ishin Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, koordinatori i Institutit “Yunus Emre” për Shqipërinë, Ömer Osman Demirbaş, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan, nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Ardit Qylybyli, atasheu ushtarak i Türkiye-s në Shqipëri, kolonel Muhammet Kelami Kablay dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme.

Gjatë fjalës në ceremoninë përkujtimore pranë monumentit, ambasadori Atay tha se sot janë mbledhur me rastin përkujtimor të dëshmorëve të 18 Marsit dhe 108 vjetorit të Fitores së Çanakkalasë.

Duke folur për tërmetet shkatërrimtarë në Türkiye në muajin shkurt, ai tha se populli mik dhe vëllazëror i Shqipërisë dhe qeveria shqiptare “na bënë të ndiejmë se janë përkrah vendit tonë në mënyrën më të sinqertë”. Ai shtoi se dëshiron të shprehë mirënjohjen për qeverinë shqiptare dhe vëllezërit shqiptarë për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre.

“Jam i nderuar të festoj së bashku me ju, në një qytet të veçantë si Shkodra, 108-vjetorin e Fitores së Madhe të Çanakkalasë, ku kombi ynë e përmbysi fatin e tij të keq. Si dy kombe që kanë jetuar së bashku për pesë shekuj dhe kanë ndarë të njëjtin fat, jemi sërish bashkë për të festuar këtë fitore të bekuar dhe për të përkujtuar të gjithë dëshmorët tanë në Monumentin e Mbrojtësit të Shkodrës, Hasan Riza Pashës. Hasan Riza Pasha dhe Shkodra zënë një vend të veçantë në zemrën e kombit tonë. Hasan Riza Pasha me luftën e tij epike në Shkodër dhe shumë shkodranë me luftën në Çanakkalasë, kanë gdhendur emrat e tyre në histori si heronj”, u shpreh Atay.

Ambasadori turk tha se sot festojnë edhe 102-vjetorin e miratimit të himnit kombëtar turk, duke shtuar se poeti i himnit kombëtar turk, Mehmet Akif Ersoy, është një nga simbolet e luftës kombëtare dhe është një nga vlerat më të rëndësishme të përbashkëta të të dy kombeve.

Ambasadori turk shtoi se me rastin e 18 Marsit përkujtojnë themeluesin e Republikës, Mustafa Kemal Ataturk, dhe të gjithë të rënët në frontet osmane, në Çanakkala, në Luftën për Pavarësi, në sulmet terroriste armene në Türkiye dhe jashtë saj, ushtarët, policët, diplomatët, mësuesit, qytetarët dhe të gjithë zyrtarët, që sipas tij arritën shkallën e martirizimit më 15 korrik, tentativa për grusht shteti në Türkiye.

– Panel diskutimi me temë “Çanakkalaja, nga pena e Mehmet Akif Ersoy-it”

Ndërkohë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u mbajt paneli i diskutimit me temë “Çanakkalaja, nga pena e Mehmet Akif Ersoy-it” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve turke dhe shqiptare, studiuesve, pedagogëve dhe studentëve.

Në hapje të aktivitetit mbajti një fjalë përshëndetëse ambasadori Atay, duke u fokusuar në solidaritetin e Shqipërisë pas tërmeteve në Türkiye, për personalitetin e Mehmet Akif Ersoy-it dhe bashkëpunimin me institucionet shqiptare.

Pjesë e panelit ishin studiuesit Erzen Koperaj me kumtesën me temë “Mehmet Akif dhe shkrimet e tij për Luftën e Çanakkalasë” dhe studiuesja Sereta Koperaj me kumtesën me temë “Lufta e Çanakkalasë ose fushata e Galipolit”.

Në fund u mbajt edhe një program përkujtimor në ambientet e Institutit “Yunus Emre-Shkodër”, me recitimin e poezive në turqisht dhe shqip për Luftën e Çanakkalasë dhe Mehmet Akif Ersoy-in nga nxënës nga qyteti i Shkodrës.

Pas mbajtjes së një minutë heshtjeje për viktimat e tërmeteve në Türkiye dhe pas fjalës përshëndetëse të ambasadorit turk, Atay, programi vazhdoi me recitimin e poezive dhe shfaqjen e një dokumentari për jetën dhe veprën e Mehmet Akif Ersoy-it.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …