Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti ka pranuar t’i realizojë të gjitha marrëveshjet që i kundërshtonte ashpër kur ishte në opozitë

Kryeministri, Albin Kurti ka pranuar t’i realizojë të gjitha marrëveshjet që i kundërshtonte ashpër kur ishte në opozitë. Kjo marrëveshje është arritur gjatë takimit në Ohër, mes delegacionit të Kosovës dhe të Serbisë, të ndërmjetësuar nga faktori ndërkombëtar. Arritja e marrëveshjes për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, që lideri i partisë politike Vetëvendosje dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kundërshtonte ashpër gjatë luftës për pushtet, është përshëndetur nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Duke u munduar ta arsyetojë këtë dorëzim të tij për të zbatuar marrëveshjet që kishte kundërshtuat fuqishëm më parë, kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

Albin Kurti bën dallim gjuhësor mes Vetëqeverisjes dhe vetëmenaxhimit edhe pse kjo është krejtësisht e njëjta, por atij kaq i ka mbetur për të arsyetuar dështimet e njëpasnjëshme. Në këtë mënyrë ai nuk do ta pranojë formulimin Zajednicë, por do ta pranojë përkthimin shqip, bashkësi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …