Në shtator Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë një mision vlerësues për t’i parë arritjet në fushën e drejtësisë

Në shtator Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë një mision vlerësues për t’i parë arritjet në fushën e drejtësisë

Në fund të shtatorit vendin do ta vizitojë një mision vlerësues i BE-së për t’i parë arritjet në fushën e drejtësisë, konkretisht në zbatimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe komerciale. Zyra e BE-së në Prishtinë ka thënë se dërgimi i këtij misioni ndihmon që të përcaktohen prioritetet kyçe për Kosovën në rrugëtimin evropian, ndërsa kanë pohuar se ndërlidhet edhe me liberalizimin e vizave. Kurse ministrja, Dhurata Hoxha, ka thënë se ky mision nuk ka ndikim në procesin e liberalizimit. Nga data 24 deri më 28 shtator në Kosovë do të qëndrojnë disa ekspertë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian në kuadër të një misioni vlerësues, të cilin e dërgon Komisioni Evropian për të parë përparimin e Kosovës në fushën e drejtësisë, përkatësisht për progresin në zbatimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile, komerciale dhe për çështjet që lidhen me to. Zyra e BE-së në Prishtinë ka konfirmuar për “Zërin” se Komisioni Evropian rregullisht bën misione të rishikimit, duke përfshirë këtu edhe ato në fushën e sundimit të ligjit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …