leoni

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e merr aprovimin edhe vaksina e dytë kundër COVID-19 e quajur "Moderna"

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e merr aprovimin edhe vaksina e dytë kundër COVID-19 e quajur “Moderna”

“Moderna” ka marrë aprovimin nga qeveria amerikane duke u bërë vaksina e dytë kundër COVID-19 në këtë vend, për t’i hapur rrugë lëshimit të miliona dozave për qytetarët. Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në Amerikë ka aprovuar vaksinën, pak pasi tashmë ka nisur shpërndarja e vaksinës së “Pfizer/BioNTechut”. Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që të blejnë 200 milionë doza të vaksinës së “Modernas”, me gjashtë milionë që do të përdoren menjëherë. Shteti ka numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19. Nga fillimi i pandemisë në këtë vend janë regjistruar 313 mijë vdekje, ndërsa janë më shumë se 17.5 milionë të infektuar. Aprovimi erdhi pasi një panel i jashtëm votoi të enjten me 20 vota pro e një abstenim. Rregullatorët kanë raportuar më herët se kjo vaksinë është e sigurt dhe 94 për qind efektive.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, lidhur me Lulëzim Bashën

Taulant Balla: Mijëra zemra shqiptare do të bashkohen në Tiranë për drejtësi ndaj çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën …