Në Skenderaj nga kjo javë ka nisur vaksinimin e fëmijëve

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, në kuadër të planit të saj për vaksinimin e fëmijëve, nga kjo javë ka nisur vaksinimin e fëmijëve, qëllim i të cilit është parandalimin i sëmundjeve ngjitëse. Për shkak të gjendjes emergjente në të cilën jemi si pasojë e virusit COVID-2019, vaksinimi pos në QKMF –Skenderaj, do të bëhet edhe në QMF Runikë, Turiçec, Likoc dhe Çirez. Për të shmangur krijimin e turmave, shërbimi i vaksinimit, po bënë thirrjen e gjithë atyre që janë në listën e pritjes. Po ashtu në kuadër të gjithë kësaj është hartuar edhe orari i ofrimit të shërbimeve sipas vendbanimeve për muajt Maj dhe Qershor.

QKMF Skenderaj: Hënë – Premte nga ora 08:00 – 14:40

E hënë: Polac, Kryshec, Marinë, Rezallë, Makërmal

E Martë: Prekaz i Ulët, Prekaz i Epërm, Mikushnicë, Lubavec

E Merkurë: Skenderaj dhe të posalindurit me BCG

E Enjte: llaushë, Tushilë dhe Rakinicë

E Premte: Klinë e Epërme, Çubrel, Tërnafc dhe Kotorr

QMF Turiçec: Hënë – E Premte nga ora 09:00 – 14:00: Turiçec, Izbicë, Vajnikë, Burojë, Açarevë, Klladërnicë

QMF Qirez: E Hënë – Premte nga ora 09:00 – 14:00: Qirez, Kozhicë, Krasaliq, Krasmirofc, Prelloc, Baks dhe Dashec.

QMF Runikë: E Hënë – Premte nga ora 09:00 – 14:00: Runikë, Kostërc, Radishevë, Citak, Leçinë, Suriganë, Vitak

QMF Likoc: Të Enjten nga ora 09:00 – 14:00: Abri e Ulët, Murgë, Ticë, Plluzhinë

QKMF apelon qytetarët që të mos nxitojnë për të kryer punë pasi që askush nuk do të mbetet pa i`u ofruar ky shërbim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …